Modeli Alef Një makinë fluturuese elektrike me dy vende e zhvilluar nga Alef Aeronautics ka arritur në 2850 para-porositje. Kompania e zhvillimit me bazë në San Mateo, Kaliforni, e cila mbështetet nga Elon Musk, planifikon t’i ngarkojë blerësit 300,000 dollarë secili për Modelin A, kështu që nga të gjitha 2,850 para-porositë mund të fitojë më shumë se 850 milionë dollarë.
Blerësit mund të porosisin modelin A fluturues në internet me një depozitë prej vetëm 150 dollarësh, të cilën mund ta tërheqin në çdo kohë, raporton CBNC.
“Ne kemi pak më shumë se 2850 para-porositje, duke e bërë Model A makinën fluturuese më të shitur në histori. Ai tejkalon shitjet totale të Boing, Airbus, Jobi Aviation dhe shumicës së eVTOL-ve, “tha Alef.
Alef Aeronautics është një nga disa kompani zhvillimi që prodhojnë makina fluturuese me qëllim që ta bëjnë realitet përdorimin e tyre të përditshëm. Lilium, startup-i gjerman që zhvillon taksitë fluturuese, si dhe Jobi Aviation i Kinës, po punojnë gjithashtu për të. Vitin e kaluar, kompania koreano-jugore e telekomunikacionit SKTelecom njoftoi planet për të nisur një shërbim taksi ajror në partneritet me Jobi Aviation në vitin 2025.
Alef Model A, i cili u zbulua në Kongresin Botëror të Mobile në Barcelonë, duket si një makinë e vërtetë me një guaskë rrjetë që mbron rotorët e brendshëm, të cilët lejojnë ajrin të rrjedhë nëpër automjet. Kryesisht është menduar për vozitje në rrugë, ndërsa në ajër mund të arrijë shpejtësinë mbi 160 km/h. Për ngasje në rrugë, ai përdor katër rotorë të vegjël në secilën prej rrotave dhe lëviz si një makinë elektrike. Tetë helikat, nga ana tjetër, të vendosura në pjesën e përparme dhe të pasme të makinës, të cilat lëvizin në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra me shpejtësi të ndryshme, lejojnë fluturimin në çdo drejtim.
Ai peshon mbi 385 kg dhe konsiderohet një mjet ultra i lehtë. Ai do të ketë një distancë lëvizjeje prej 320 km në rrugë dhe rreth 180 km në ajër.
Alef ende nuk ka marrë miratim të mëtejshëm për përdorimin e trafikut. Nëse gjithçka shkon siç duhet, modeli i parë është planifikuar të jetë gati në fund të vitit 2025.