Një pensionist anglez u gjet pas 3 ditësh i humbur në një xhungël të Tajlandës dhe kur u gjet tha se “nuk kishte ndjerë ndonjëherë lumturi më të madhe” sesa të ribashkohej me gruan e tij.72-vjeçari Leonard Barry Weller po udhëtonte me motor për të vizituar disa miq në provincën Khon Kaen, kur humbi rrugën në pyllin e dendur.
Në temperatura rreth 35 gradë Celcius, i moshuari fjeti në xhungël, aty ku kanë shtëpinë edhe shumë grabitqarë të rrezikshëm. Ai rezistoi tre ditë pa ushqim, duke pirë vetëm ujë nëpër pellgjet e krijuara nga reshjet e shiut.
Kishte humbur në xhungël, 72-vjeçari mbijeton 3 ditë duke pirë ujë nëpër pellgje

Ai u gjet 3 ditë pasi kishte humbur dhe menjëherë pasi përqafoi gruan e tij duke qarë, tha: “Jam shumë i lumtur, nuk kam qenë kurrë më i lumtur në jetën time. Këmbët i kam të mpira, por jam i lumtur”.Leonard, i cili ka jetuar në Tajlandë për 15 vite, tha se e kishte parkuar motoçikletën e tij diku për të ecur në një kodrinë, por pastaj kishte harruar nga duhet të shkonte dhe kishte ecur vetëm përpara.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

