Kisha Ortodokse Serbe vazhdon të nderojë kriminelët e luftës. Pasi javë më parë, ipeshkvi Irinej nderoi kriminelin e Luftës Vojislav Sheshel, duke ia ndarë urdhrin “Shën Peshkopi Mardaria”, të hënën, medalje ka marrë edhe një kriminel tjetër serb i gjykuar nga Tribunali i Hagës – Vladimir Lazareviq, shkruan portali i pavarur serb “N1”.
Në Manastririn e Shën Nikollës në Vranjë, peshkopi Pahomie nderoi të dënuarin e Hagës, Lazareviq me “Urdhrin e Surdulicës”.
Lazareviq është gjeneral në pension i ish-Ushtrisë Jugosllave, i dënuar me 14 vjet burgim nga Tribunali i Hagës për përgjegjësi komanduese, ndihmë dhe nxitje për krime kundër njerëzimit, të cilat përfshijnë edhe deportimin dhe transferimin e detyruar të civilëve shqiptarë të Kosovës.





