LAJME

Kina e kundërshton çdo lëvizje që i shton “benzinë zjarrit” në situatën me Ukrainën

Kina e kundërshton çdo lëvizje që i shton “benzinë zjarrit” në situatën me Ukrainën
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Mars 2022, 09:13

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, në një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të shtetit, Anthony Blinken, ka thënë se Pekini do të kundërshtojë çdo veprim që i shton “benzinë zjarrit” sa i përket situatës së shkaktuar në Ukrainë.

Në një një intervistë për Global Times, Wang Yi tha se ai e inkurajoi mbajtjen e negociatave të drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Ukrainës, duke shtuar se kriza mund të zgjidhet vetëm përmes dialogut dhe negociatave.

Kjo ishte biseda e dytë telefonike mes dy zyrtarëve brenda dy javësh.

Kriza ka paraqitur një sfidë të madhe për Kinën, e cila ende nuk e ka dënuar apo miratuar sulmin e Rusisë, shkruan BBC.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika