LAJME

KFV “Prizren Masters”, anëtari më i ri i Ligës së Veteranëve të Futbollit të Kosovës

KFV “Prizren Masters”, anëtari më i ri i Ligës së Veteranëve të Futbollit të Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Tetor 2024, 17:02

KFV “Prizren Masters”, është bërë anëtari më i që do të jetë pjesë e Ligës së Veteranëve të Futbollit të Kosovës. Ky klub në mesin e vetë ka ish lojtarë të dalluar të klubeve të Prizrenit dhe jo vetëm.

KFV “Prizren Masters”, është duke e zhvilluar ndeshjen aktualisht si mysafirë të KFVM “ Mitrovica”, dhe ka filluar pjesëmarrjen në gara nga xhiroja e dytë kampionale.
“Ju njoftojmë se ekipi ynë për herë të parë merr pjesë në këtë ngjarje sportive.
Pa dyshim kjo ngjarje për neve është e veçantë, e në veçanti për të gjithë ish futbollistët e ekipit tonë që kontribuan nëpër vite në futbollin profesional të Kosovës.

Na qoftë për hajër neve si dhe gjithë komunitetit të futbollit të qytetit tone!’, thuhet në njoftimin e këtij klubi të veteranëve prizrenas, i cili deri më tani ka qenë pjesëmarrës i turneve të ndryshme ndërkombëtare, duke arritur suksese të jashtëzakonshme.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika