Home LAJME KFOR-i për intervenimin me helikopterë në Prevallë: Ofruam asistencë me kërkesë të institucioneve kosovare

KFOR-i për intervenimin me helikopterë në Prevallë: Ofruam asistencë me kërkesë të institucioneve kosovare

0
KFOR-i për intervenimin me helikopterë në Prevallë: Ofruam asistencë me kërkesë të institucioneve kosovare

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka dhënë detaje lidhur me aksionin që patën me helikopterë për fikjen e zjarreve që kanë shpërthyer në Prevallë për ditë me radhë.

Në njoftimin e lëshuar në Facebook, KFOR deklaron se helikopterët e përdorur për intervenim kundër zjarrit ishin të Komandës Rajonale në Lindje të misionit të NATO-s.

“KFOR-i ka ofruar asistencë me kërkesë të institucioneve në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj,  gjatë ditë e ka falënderuar KFOR-in për ndihëm e dhënë, duke thënë se zjarri është shuar në Prevallë falë intervenimit të KFOR-it nga ajri.

Përmes një postimi në Facebook, Totaj tha se nuk duket se ka shenja se mund të përsëritet gjendja e njëjtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here