LAJME

KFOR: Bashkëpunimi NATO-BE kyç për sigurinë në Kosovë

KFOR: Bashkëpunimi NATO-BE kyç për sigurinë në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Shtator 2024, 17:06

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Oezkan Ulutash, ka pritur të martën në takim të sapoemëruarin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav.

Ulutash dhe Orav kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Kosovë.

Në njoftimin e lëshuar nga KFOR-i thuhet se bashkëpunimi NATO-BE është kyç për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal.

“Komandanti përsëriti përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për bashkëpunim të vazhdueshëm me misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe mbështetjen e plotë për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet tutje në njoftim./KOHA/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika