Përmes një komunikate klubi prizrenas KF Liria ka njoftuar se është përforcuar me dy transfere, mesfushorin Qemail Elshani dhe portieri Amrush Bujupi.
KF Liria përforcohet me një mesfushorë dhe një portier

Njoftimi i plotë:
Risi te Liria
Elshani e Bujupi, vishen bardhezi
Ende pa nis zyrtarishtë afati kalimtar, Liria bënë dy transferime cilësore.
Të hënën mbrëma drejtues të KF Liria, nënshkruan kontrata me tashmë ish futbollistët e Drenasit, mesfushorin Qemail Elshani dhe portierin Amrush Bujupi.
‘Ne, po vazhdojmë të rrisim cilësinë në ato pozita, ku kemi nevoj të forcohemi, me qëllim kthimin në Superligë.
Jemi të lumtur për këto transferime’, ka thënë drejtori, Enis Gashi, pas nënshkrimit të kontratave.
Ai, paralajmëroi edhe risi të reja ditët në vijim.
Mesfushori i ish shumë skuadrave me namë, Qemail Elshani, ka pohuar se: ‘ synim ka kthimin në elitë dhe e ka për nder të mbroj ngjyrat e Lirisë ‘ .
‘ Me Lirinë synojmë kthimin në Superligë.Me angazhimin e të gjithëve besoj të arrijmë objektivin ‘ ka thënë ai, duke shtuar se: ‘ Liria e ka vendin në elitë ‘ , dhe atë do ta arrijë ‘. Elshani, tha se në këtë mjedis, e ndjen veten si në shtëpi, pasiqë njehë shumicën e futbollistëve që do t’i ketë në krahë.
I lumtur për kalimin te Liria, u shpreh dhe portieri Amrush Bujupi.
‘Jam i kënaqur me kalimin te Liria, pres të dëshmoi cilësi dhe synoj suksese me klubin ‘, tha ai.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Nga dita e nesërme rregulla të reja për të huajt dhe automjetet në Kosovë

Rafuna viziton ABI Progres në Krushë të Vogël, vlerëson kontributin e kompanisë në ekonomi dhe eksporte

Iu caktohet nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve për “Fajde” dhe “Detyrim” në Prizren

