Home LAJME Këto janë shtetet që gjenden në listën e karantinës në Zvicrës, në mesin e tyre edhe Kosova

Këto janë shtetet që gjenden në listën e karantinës në Zvicrës, në mesin e tyre edhe Kosova

0
Këto janë shtetet që gjenden në listën e karantinës në Zvicrës, në mesin e tyre edhe Kosova
Ein Passagier mit Schutzmaske und die Schweizer Fahne auf der MS Zuerich, aufgenommen am Montag, 24. August 2020, in Romanshorn. Die Schweizerische Bodensee Schifffahrt reduziert ab heute den Fahrplan unter der Woche. Die Passagierfrequenzen seien seit dem Ausbruch von Covid-19 und der verordneten Maskenpflicht um ueber 50 Prozent eingebrochen. (KEYSTONE/Gian Ehrenzeller)

Nga 22 mars, banorët e shumë shteteve evropiane, për të hyrë në territorin zviceran duhet t’i nënshtrohen testit të Covid-19 dhe një karantinë prej dhjetë ditësh.Në mesin e shteteve që janë shtuar në „listën e zezë“ nga Zyra Federale e Shëndetit Publik në Zvicër (BAG), është edhe Kosova, shkruan albinfo.atPërveç kësaj, pjesë e kësaj liste janë edhe shumica e landeve austriake. Në riformulimin e ri të listës, në karantinë do të hynë, landet: Burgenland, Austria e Epërme dhe Vjena, ndërsa landet: Salzburg, Kärnten, Steiermark dhe Austria e Poshtme vazhdojnë të mbesin në listë, shkruan orf.at.

Këto janë shtetet e reja, banorët e të cilëve për të hyrë në Zvicër nga 22 marsi duhet të karantinohen:
Belgjika, Bullgaria, Polonia, Rumania, Hungaria, Qipro dhe Kosova.Në Gjermani, rajoni I Thuringen
Në Francë, rajoni i Korsika

Në Itali, rajonet: Bazilika, Lazio dhe VenetoNë Austri rajonet: Burgenland, Austria e Epërme dhe Vjena.Ndërkohë shtetet evropiane që vazhdojnë të mbesin në listë janë:Britania e Madhe, Suedia, Lituania, Letonia, Luksemburgu, Holanda, Sllovenia, Republika Çeke, Kroacia, Serbia, Sllovenia, Sllovakia, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi, San Marino, Monako, Shqipëria dhe Andorra.Kushdo që hyn në Zvicër nga vendet e vendosura në listë, duhet të ketë një test negativ PCR që nuk është më i vjetër se tre ditë dhe më pas t’i nënshtrohet në karantinë për dhjetë ditë. Karantina mund të përfundojë nga dita e shtatë, nëse rezultati i testit të shpejtë antigen ose testi PCR është negativ.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here