LAJME

Këto janë çmimet e derivateve për sot, nafta shtrenjtohet sërish

Këto janë çmimet e derivateve për sot, nafta shtrenjtohet sërish
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Gusht 2026, 08:16

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për ditën e sotme, 14 gusht.

Sipas vendimit të fundit, çmimi maksimal i lejuar për një litër naftë është 1.73 euro, që paraqet një rritje prej 3 centësh krahasuar me ditën e djeshme, kur çmimi maksimal ishte 1.70 euro.

Ndërkaq, benzina është përcaktuar me çmim maksimal prej 1.50 euro për litër, ndërsa gazi 0.61 euro për litër.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë për periudhën e përcaktuar në vendimin e ministrisë.

Rritja e re e çmimit të naftës vjen pas ndryshimeve të njëpasnjëshme të çmimeve të derivateve gjatë ditëve të fundit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika