LAJME

Ramadani: Vakumi institucional rrezikon sigurinë kombëtare

Ramadani: Vakumi institucional rrezikon sigurinë kombëtare
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Gusht 2026, 09:58

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka thënë se shtyrja e formimit të institucioneve po çon në vakum shtetëror. Sipas tij, ky vakum rrezikon sigurinë kombëtare. 

Ramadani ka theksuar se shtetit i duhen institucione që mund t’i trajtojnë çështjet e rëndësishme aktuale, duke përmendur aty edhe kërcënimin e presidentit serb për rrjedhën e Ibrit. 

“(Kurti) Nuk do me kuptu që vakumi institucional është baza e rrezikimit të sigurisë kombëtare… Kosova dhe ky Kuvend do duhej të jetë funksional për t’i trajtuar temat veç e veç, edhe kërcënimin me rrjedhën e Ibrit sepse nuk ka kush e trajton, edhe për çmimet e larta. Këta krejt çka po bëjnë është me ikë prej këtij Kuvendit, themelimit të institucioneve. Kjo situatë jo vetëm që nuk është normale, por është duke u futur në vakum institucional, shtetëror. Nuk do ta lejojmë, e kemi obligim të mos e lejojmë vakumin”, ka thënë ai nga salla e seancave të Kuvendit./KOHA

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika