Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren njofton se, në bashkëpunim me Ekipet e Inspektoratit dhe Policinë e Kosovës, po vazhdon aksionin në terren për shkyçjen e konsumatorëve me fatura të papaguara dhe obligime të prapambetura.
Kompania ka apeluar tek të gjithë konsumatorët që kanë borxhe të papaguara t’i shlyejnë obligimet e tyre, në mënyrë që të shmangin masat e shkyçjes.





