Home LAJME Këta janë emrat më të përdorur për vajza dhe djem në Kosovë gjatë vitit 2024

Këta janë emrat më të përdorur për vajza dhe djem në Kosovë gjatë vitit 2024

0
Këta janë emrat më të përdorur për vajza dhe djem në Kosovë gjatë vitit 2024

Një ndër vendimet më të rëndësishme dhe të veçanta për prindërit është zgjedhja e emrit të fëmijës së tyre. Kjo traditë ka pasur ndryshime vitet e fundit, me prindërit që gjithnjë e më shumë po preferojnë emra të shkurtër dhe të thjeshtë.

Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), në nëntë muajt e parë të vitit 2025 kanë lindur gjithsej 20,051 foshnja, dhe kjo vit ka sjellë një lëvizje interesante në zgjedhjen e emrave.

Për djem, emrat më të shpeshtë ishin Troi, i cili u pagëzua me 151 foshnja, dhe Nil, me 130 foshnja.

Emra të tjerë të popullarizuar për djem ishin Rejan, Amar, dhe Jon, secili me nga 91 foshnja.

Ad 9
Edhe për vajza, emrat e shkurtër mbizotëruan këtë vit. Emri më i preferuar ishte Dua, me 376 vajza që morën këtë emër.

Pas tij, emrat Ajla, Hana, dhe Inara u zgjedhën masivisht, me 312, 281, dhe 230 vajza përkatësisht. Dhe emri Bora ishte gjithashtu i popullarizuar, me 90 vajza që morën këtë emër.

Ky trend tregon se prindërit kosovarë po preferojnë emra të shkurtër, modernë, dhe me kuptim të veçantë për pasardhësit e tyre.

Opsioni “kërko emrin” u mundëson qytetarëve e regjistruar si nënshtetas të Kosovës edhe të krahasojnë shpërndarjen e emrit të tyre në qytetet e Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here