Si pjesë e opozitës Avdullah Hoti ishte mjaft kritik ndaj qeverisjes së Ramush Haradinajt për numër të madh të zëvendësministrave.
Tani kur i njëjti po udhëheq me ekzekutivin numri i zëvendësministrave është po aq i lartë.
Nga Qeveria “Hoti” deri më tani janë emëruar 49 zëvendësministra në gjithsej 16 ministri, shkruan Gazeta Express.
Gazeta ka kërkuar sqarime nga Qeveria e Kosovës për këtë shifër mirëpo të njëjtit për Express kanë dërguar vetëm një listë me emrin e tyre.
Kështu vetëm 4 ministri i kanë gjithsej nga 5 zëvendësministra. Bëhet fjalë për atë të Infrastrukturës, në ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe në ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.
Përderisa ministritë e lartcekura i kanë nga 5 zëvendësministra, në ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe në atë të Punëve të Brendshme janë nga katër zëvendësministra.
Nga një zëvendësministër më pak, ka ministria e Financave, ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe ajo e Shëndetësisë.
Nga dy zëvendësministra kanë: ministria për Kthim dhe Komunitete, ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ministria e Arsimit dhe Shkencës, ministria e Pushtetit Lokal dhe ministria e Mbrojtjes.
Kurse me nga një zëvendësministër funksionojnë ministria e Drejtësisë dhe ministria e Zhvillimit Rajonal, shkruan Gazeta Express.
Nga 49 zëvendësministra në Qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti, vetëm 7 janë femra, që i bie 14.28% e numrit të përgjithshëm.
Lista me emra të Zëvendësministrave të Qeverisë të Republikës së Kosovës
1 Agim Krasniqi ZVM – Ministria e Financave
2.Artan Berisha –ZVM-Ministria e Infrastrukturës
3.Arton Retkoceri – ZVM-Ministria e Infrastrukturës
4.Bashkim Krasniqi – ZVM – Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale
5.Besart Dreshaj – ZVM – Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale
6.Bekim Brestovci ZVM – Ministria e Punëve të Jashtme
7.Teuta Sahatqija – ZVM – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës
8.Enis Sulejmanovic – ZVM – Ministria për Komunitete dhe Kthim
9.Selim Kryeziu – ZVM – Ministria për Komunitete dhe Kthim
10.Enver Hoti -ZVM – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
11.Fatbardha Emini – ZVM – Ministria e Pushtetit Lokal
12.Florian Dushi -ZVM – Ministria e Drejtësisë
13.Hamza Balje -ZVM –Ministria e Infrastrukturës
14.Muharrem Sfarqa -ZVM –Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit
15.Ergin Bunjaku – ZVM – Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit
16.Nexhat Ramadani – ZVM ne Ministria e Tregtisë dhe Industrisë
17.Engelbert Zefaj – ZVM – Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
18.Qazim Rrahmani – ZVM – Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
19.Valdete Bajrami ZVM – Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
20.Resul Makreshi – ZVM – Ministria e Shëndetësisë
21.Yildiray Bayram – ZVM – Ministria e Punëve të Brendshme
22.Zafir Berisha -ZVM – Ministria e Punëve të Brendshme
23.Agron Bacaj –ZVM- Ministria e Punëve të Brendshme
24 Pjetër Ndou – ZVM – Ministria e Shëndetësisë
25. Adnan Redzeplar – ZVM – Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale
26. Eldis Abazi – ZVM – Ministria e Zhvillimit Rural–
27. Kushtrim Bahrimaj – ZVM – Ministria e Financave
28. Muhamet Brajshori – ZVM – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diaspores
29. Jasmina Jovanovic – ZVM -MF
30. Milan Radojevic – ZVM – Ministria e Punëve të Brendshme
31. Driton Bardheci – ZVM – Ministria e Arsimit dhe Shkencës
32. Magbule Shkodra -ZVM –Ministria e Pushtetit Lokal
33. Gani Dreshaj – ZVM – MPJD
34. Muhamedali Mergjollari – ZVM – MM
35. Xhavit Zariqi – ZVM – MI
36. Erxhan Galushi – ZVM – MBPZHR
37. Rexhep Kadriu – ZVM -MEA
38. Qerim Bajrami- ZVM-MTI
39. Arbër Grabovci – ZVM – MKRS
40. Muharrem Nitaj – ZVM- MEA
41. Bajram Kastrati – ZVM – MBPZHR
42. Halil Matoshi – ZVM – MKRS
43. Bahrim Shabani – ZVM – MBPZHR
44. Burbuqe Bakia-Deva -ZVM – MEA
45. Nehat Ramadani – ZVM – MBPZHR
46. Sadika Kofrc- ZVM-MM
47. Muhamet Gashi- ZvM-MI
48. Xhavit Rexhaj- ZvM-MASH
49.Luan Gola-ZvM-SH
Në plan-programin qeverisës së LDK-së gjatë garës për zgjedhjet e 6 tetorit 2019, thuhej se ministritë do t’i kenë vetëm nga dy zëvendësministra.
“Qeveria e Kosovës do t’i ketë 12 ministri, secila sosh me vetëm dy zëvendësministra. Të gjitha pozitat e koordinatorëve nacionalë dhe trupave të tjerë të krijuar në ndërkohë do të shuhen në ditën e parë të punës së qeverisë së re”, thuhet në plan-programin qeverisës së LDK që quhej “Beso”.
Në ndërkohë Qeveria “Hoti” në Kuvendin e Kosovës është duke u ballafaquar edhe me mungesë të kuorumit, si dhe me luhatje të vazhdueshme të koalicionit.
Kjo për shkak të temave të mëdha me të cilat po ballafaqohet Kosova, si për çështjen e Presidentit, Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe e dialogut me Serbinë.