LAJME

Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren e vizituan Policia e Kosovës

Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren e vizituan Policia e Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Janar 2025, 17:02

Sot, Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren, për takim pune, e vizituan Policia e Kosovës nga Njësiti i Trafikut, toger Arben Elshani dhe Rreshter Bashkim Buzhala.

Në kuadër të kampanjës sensibilizuese për kujdes në trafik, ata kërkuan që përmes Imamëve tu bëhet thirrje qytetarëve e në veçanti të moshuarve që të kenë kujdes maksimal në rrugë.
Gjithashtu vlerësuan lartë rolin e xhamive në vetëdijesimin e komunitetit për çështje të sigurisë në komunikacion.Kryetari Ibrahimi i mirëpriti ata dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim ndërinstitucional gjithmonë për të mirën e qytetarëve, thuhet në njoftim

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika