- Reklama -

KESCO bën thirrje për kursim, thotë se në dy ditët e fundit rreth 50% e konsumit u mbulua nga importi

KESCO u ka bërë thirrje konsumatorëve për kursim. KESCO ka thënë se aktualisht po përballet me rritje të madhe të sasisë së energjisë elektrike të importuar dhe me çmime të larga në treg. Në thirrjen, KESCO ka thënë se gjatë dy ditëve të fundit rreth 50% e konsumit në Kosovë është mbuluar përmes importit.

“KESCO njofton konsumatorët se aktualisht po përballet me rritje të sasisë të lartë të energjisë elektrike të importuar dhe me çmime të larta të blerjes në treg, çka krijon presion shtesë në mbulimin e kërkesës dhe në menaxhimin e kostove të furnizimit. Gjatë dy ditëve të fundit, rreth 50% e konsumit në Kosovë është mbuluar përmes importit. Kjo varësi nga importi shoqërohet me kosto të larta, veçanërisht në një periudhë kur energjia elektrike është e nevojshme edhe për shtetet e tjera të rajonit dhe kërkesa në treg është e rritur. Në këtë kontekst, KESCO u bën thirrje konsumatorëve që të kursejnë energjinë elektrike, sidomos në orët e pikut, në mënyrë që të ulim së bashku nevojën për import dhe kostot që lidhen me të”, thuhet nga KESCO.

- Reklama -

KESCO ka thënë se do të ndjekë nga afër situatën dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar furnizim të qëndrueshëm.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort