Derisa shumë vende të botës janë duke u përballur me variantin e ri të koronavirusit, Kosova ende qëndron nën masa mbrojtëse për parandalimin e pandemisë edhe pse nuk ka të regjistruar asnjë person me virusin e quajtur Omicron.
Me vendosjen e masave të reja që ka paralajmëruar Ministria e Shëndetësisë nuk ka është dakord kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, pasi që sipas tij ora policore dhe bartja e maskës në ambiente të hapura është e panevojshme.
Ibrahimi në një deklaratë për Gazetën Sinjali ka deklaruar se në situatën që gjendemi sa i përket koronavirusit, Kosova është në gjendje stabile dhe nuk ka nevojë për këto masa.





