Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit Sh. Th., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Kërkohet paraburgim për burrin që rrahu gruan për higjienën e shtëpisë në Rahovec

Sipas komunikatës, I dyshuari pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me gruan e tij dhe pas një fjalosje që kanë pasur mes vete, e sulmon fizikisht të dëmtuarën duke e goditur me grushte mbrapa në veshin e djathë, në krahun e majtë si dhe në shpinë, ku si rezultat i këtyre goditjeve e dëmtuara pëson lëndime trupore.
“Prokuroria njofton se më 31 maj 2022, në Komunën e Rahovecit, në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri Sh. Th., shkakton dhunë në familje, përkatësisht i shkakton lëndime trupore të dëmtuarës, bashkëshortes së tij E.B. Prokurori i rastit ndaj të pandehurit Sh. Th., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh. I pandehuri, me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 01 maj 2022”, thuhet tutje në komunikatë, transmeton Klankosova.tv.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

