Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë më datën 01.07.2024, ka publikuar foton e një personi i cili është raportuar për vjedhje në një dyqan në Rahovec, andaj poliia kërkon ndihmën e qytetarëve për të idetifikuar personin në fjalë.
Me datën 30.03.2024, në Stacionin Policor në Rahovec është raportuar rasti i vjedhjes së një kutie qelqi me para të destinuara për bamirësi, në një barnatore në qytetin e Rahovecit.
Policia menjëherë ka filluar me veprime hetimore, me ç’rast edhe janë siguruar fotografi të personit të dyshuar.






