- Reklama -

Kërkohen ndryshime kushtetuese që posti i presidentit të mos jetë pjesë e pazareve politike

Dështimi i Vetëvendosjes për të formuar Qeverinë mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, ndërsa rreziku i moszgjedhjes së presidentit në prill, hap mundësinë për një tjetër proces zgjedhor të jashtëzakonshëm. Njohës të çështjeve kushtetuese thonë se krizat e vazhdueshme rreth zgjedhjes së presidentit tregojnë nevojën për ndryshime kushtetuese që kjo pozitë të mos jetë pjesë e kalkulimeve të subjekteve politike. Por, ndryshimet kushtetuese vlerësohen zor të realizueshme dhe do të hapnin dilema të reja për sistemin politik të vendit.

Dështimi potencial i mandatarit të dytë të Vetëvendosjes për ta bërë Qeverinë, do ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

- Reklama -

Por Qeveria e re e dalë nga këto zgjedhje është paralajmëruar se do të jetë jetëshkurtër për shkak të mungesës së dakordimit politik për një kandidat konsensual për president të vendit.

Subjektet politike përveç zgjedhjeve të jashtëzakonshme që mund të mbahen deri në fund të dhjetorit, kanë paralajmëruar edhe për një proces tjetër zgjedhor në prill të vitit të ardhshëm, në rast të dështimit të zgjedhjes së presidentit.

Mirëpo, mbajtja e disa palë zgjedhjesh në periudha kaq të shkurtra, sipas njohësve,  ngec zhvillimin institucional e demokratik të vendit.

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, ka theksuar se krizat e përsëritura rreth zgjedhjes së presidentit, tregojnë se duhet ndryshuar Kushtetuta dhe zgjedhja e tij të bëhet nga populli.

“Duhet të ndryshohet Kushtetuta fillimisht, ta ndërrojë karakterin parlamentar të Republikës dhe ta bëjë zgjedhjen e presidentit nga populli. Që domethënë do ta kishim një sistem gjysmë presidencial – gjysmë parlamentar. Sepse kështu si është tash, vazhdimisht zgjedhja e presidentit na ka sjellë kriza”, ka thënë ai.

Baraliu ka thënë se një president i zgjedhur nga populli do të kishte më shumë legjitimitet dhe do të parandalonte pazaret e partive për këtë pozitë.

“Do të kishte legjitimitet më shumë, autoritet më tepër, ndikim më tepër në popull dhe institucione dhe e dyta do t’i lehtësonte procedurat dhe do t’i pamundësonte paritë politike të cilat janë të pandërgjegjshme.. që ti bëjnë pengesa njëra-tjetrës në momentin kur vjen puna e zgjedhjes së presidentit”, ka shtuar ai.

Ndryshimet kushtetuese kërkojnë miratimin e dy të tretave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, përfshirë edhe votat e dy të tretave të komuniteteve.

Por, analisti Adrian Zeqiri, ka thënë se ndryshimet kushtetuese do të nxirrnin në pah edhe shumë çështje të tjera.

Sipas tij, shmangia e krizës presidenciale mund të bëhet vetëm me pjekuri e kulturë politike nga përfaqësuesit.

“Ndoshta më mirë është që ne të krijojmë një kulturë politike që ta kuptojmë që presidenti duhet të jetë figurë konsensuale, përbashkuese sesa të jetë pjesë e pazareve politike. Tash në rastin më të keq nëse kjo nuk ndodh gjithsesi se është mundur të bëhen ndryshimet kushtetuese por ndryshimet kushtetuese prekin atë bazën e shtetësisë së Kosovës. Në kuptimin që Kosova bëhet një shtet gjysmë presidencial”, ka thënë Zeqiri.

Në prill të vitit të ardhshëm përfundon mandati pesëvjeçar i Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës./koha.net/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort