LAJME

Kërcënohet me jetë presidentja Vjosa Osmani

Kërcënohet me jetë presidentja Vjosa Osmani
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Maj 2025, 19:44

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë një kërcënim me jetë përmes një e-mail.

Rastin e ka konfirmuar këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina.

KALLXO.com ka siguruar e-mailin përmes të cilit është kërcënuar Osmani.

Ai mban datën 15.05.2025.

“Me tra nprit dekt me tlan partis dyt mundsin duhet deri tash kriminele antikushtetuse ordinere ti ha ropt tvraj” – është përmbajtja e mesazhit kërcënues në adresë të presidentes.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika