LAJME

“Kemi shtet për krejt”, Kurti me mesazh falënderimi pas zgjedhjeve

“Kemi shtet për krejt”, Kurti me mesazh falënderimi pas zgjedhjeve
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Qershor 2026, 08:37

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe pjesëmarrjen në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ndërsa procesi i numërimit të votave ende po vazhdon.

Përmes një postimi, Kurti ka thënë se gjatë dhjetë ditëve të fushatës janë zhvilluar mijëra aktivitete, tubime dhe takime në të gjithë territorin e Kosovës.

Ai ka shprehur mirënjohje për qytetarët që, sipas tij, i kanë pritur krahëhapur dhe kanë ndarë përvojat dhe nevojat e tyre për zhvillimin e mëtejmë të vendit.

Kurti ka falënderuar gjithashtu të gjithë votuesit në Kosovë dhe mërgatë që morën pjesë në procesin demokratik dhe shprehën vullnetin e tyre përmes votës.

“Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtet, sepse pa dyshim kemi shtet për krejt” – ka deklaruar ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika