LAJME

KEK-u pezullon tenderin 137 milionësh për rehabilitimin dhe modernizimin e njësisë A3

KEK-u pezullon tenderin 137 milionësh për rehabilitimin dhe modernizimin e njësisë A3
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Korrik 2025, 13:06

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), e ka pezulluar tenderi për rehabilitimin dhe modernizimin e njësisë A3.

Në njoftimin e KEK-ut që është publikuar në platformën e-Prokurimi, thuhet se ai është pezulluar pasi KEK-u ka pranuar një ankesë.

“Për arsye se Autoriteti Kontraktues ka pranua një ankesë për tenderin e lartcekur, ju njoftojmë se Autoriteti Kontraktues e pezullon këtë aktivitet deri në njoftimin e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e KEK-ut për pezullim.

Vlera e paraparë e këtij tenderi është 137 milionë euro.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika