Bordi i drejtorëve dhe menaxhmenti i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) kanë shprehur pikëllimin për humbjen e jetëve të punëtorëve të korporatës, ndërsa kanë paralajmëruar masa konkrete për forcimin e sigurisë dhe shëndetit në punë.
Sipas njoftimit të KEK-ut, në një takim të jashtëzakonshëm, bordi është informuar nga Menaxhmenti për rrethanat e përgjithshme të ngjarjes, ndërsa hetimet në vendin e ngjarjes po vazhdojnë nga organet kompetente dhe ekspertët e forenzikës.![]()
KEK ka bërë të ditur se do të formojë një Task Forcë për Sigurinë Industriale dhe Shëndetin në Punë, ku do të përfshihen edhe ekspertë të jashtëm të fushës.





