LAJME

Frutex bëhet pronare e objektit historik “Nestor Hotel” në Gjermani

Frutex bëhet pronare e objektit historik “Nestor Hotel” në Gjermani
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Gusht 2026, 08:05

Kompania kosovare Frutex është bërë pronare e kompleksit historik “Nestor Hotel” në Ludwigsburg të Gjermanisë.

Lajmin e ka bërë të ditur pronari i kompanisë Frutex, Shaqir Palushi, i cili ka njoftuar se kompleksi ikonik është ndërtuar në vitin 1874 dhe shtrihet në një sipërfaqe ndërtimore prej 13 mijë e 500 metrash katrorë, në një parcelë prej 1.35 hektarësh.

Kompleksi përfshin 179 dhoma hoteli, restorant, salla për organizimin e eventeve dhe hapësira të tjera përcjellëse.

Sipas Palushit, një pjesë e objektit do të shërbejë si qendër për koordinimin e aktiviteteve të shitjes dhe zhvillimit të biznesit të produkteve të Frutex-it në Gjermani dhe në tregjet evropiane.

Ai ka thënë se investimi synon të forcojë më tej praninë e kompanisë në tregjet evropiane, si dhe mbështetjen për partnerët e saj në rajon.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika