Gjatë sezonit të verës do të trajtohen me prioritet kërkesat që vijnë nga diaspora, kështu është thënë nga kompania kosovare për distribuim me energji elektrike, KEDS, përcjell albinfo.ch.
Duke qenë se bashkatdhetarët kanë blerë prona të shumta në Kosovë, KEDS-i ka thënë se në vazhdimësi po pranon kërkesa për lidhje të reja nga konsumatorët që po kërkojnë të trajtohen me prioritet për arsye të kohës së shkurtër të qëndrimit në Kosovë.
Në këtë drejtim, KEDS-i ka bërë të ditur se ka ndërtuar një sistem identifikimi për kërkesat për lidhje të reja për diasporën.




