Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka thënë se Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të fokusohet urgjentisht në Ballkan, pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq të premten.
Një ditë më parë, Vuçiqi nxori shtatë kërkesa për serbët në veri si parakushte për kthim në “dialog të mirëfilltë” me Kosovën. Po ashtu ai prezantoi pesë masa që Serbia do t’i marrë karshi situatës për serbët në Kosovë.
E në reagim të shtunën, Kearns – e cila pati alarmuar e para për armatimin që futet në Kosovë një vit më herët – ka thënë se pavarësisht se po bëhen një vit nga sulmi në Banjskë, ende s’ka drejtësi e Serbia jo vetëm që s’po përballet sanksione, por po merr marrëveshje për litium e aeroplanë nga shtetet e Bashkimit Evropian.





