LAJME

Katër raste të kontrabandimit në aeroportin “Adem Jashari”, sekuestrohen mbi 340 pako të cigareve

Katër raste të kontrabandimit në aeroportin “Adem Jashari”, sekuestrohen mbi 340 pako të cigareve
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Janar 2025, 15:00

Policia e Kosovës ka sekuestruar 41 pako me cigare në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, raporton GazetaBlic.I dyshuari është shtetas bullgar, i cili synonte përmes Kosovës t’i kontrabandojë në Londër.

Policia thekson se përgjatë muajve dhjetor 2024 – janar 2025, janë identifikuar katër raste të kontrabandimit me duhan/cigare.“Si rezultat i angazhimeve dhe veprimeve policore vetëm përgjatë muajve dhjetor 2024 – janar 2025, janë identifikuar katër raste të kontrabandimit me duhan/cigare, ku persona të dyshuar me shtetësi të huaj dhe të Kosovës, kanë tentuar që të kontrabandojnë pako/shteka me cigare prej sasive të ndryshme, për në qytetin e Londrës”, thuhet në njoftim.

Në të gjitha këto raste, Policia së bashku me Doganën ka sekuestruar mbi 340 pako/shteka me cigare të llojeve të ndryshme.“Në këto katër raste Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka sekuestruar mbi 340 pako/shteka me cigare të llojeve të ndryshme, kryesisht të llojeve të shtrenjta”, thuhet tutje.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika