LAJME

Katër raste të dhunës në familje për 24 orë, në Prishtinë dhe Prizren

Katër raste të dhunës në familje për 24 orë, në Prishtinë dhe Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Qershor 2022, 09:47

Policia e Kosovës ka raportuar për katër raste të dhunës në familje në Kosovë në 24 orët e fundit.

Rastet e dhunës kanë ndodhur në Prishtinë dhe Prizren.

Prishtinë 12.06.2022-11:18. Viktima femër kosovare ka raportuar se është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar, rasti nën hetime.

Prishtinë 12.06.2022-13:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Prishtinë 13.06.2022-19:06. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Prizren 13.03.2022-21:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar; një mashkull dhe një femër kosovarë. Viktima ka refuzuar ndihmën mjekësore ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje dhe dyshuara lirohet në procedurë të rregullt.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika