LAJME

Katër policët e lënduar sot në veri janë në gjendje të mirë shëndetësore

Katër policët e lënduar sot në veri janë në gjendje të mirë shëndetësore
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Tetor 2021, 15:56

Katër policë të Kosovës janë lënduar sot gjatë aksionit në veri.

Ata janë sjell nga spitali rajonal i Mitrovicës për të marrë trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës

Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore ka folur mjeku kujdestar Leutrim Hajdaraj.

Hajdaraj para mediave tha se dy prej policëve kishin trupa të huaj si pasojë e mjeteve shpërthyese.

“Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë ardhur katër zyrtarë, ku mëherët kanë marrë trajtim në spitalin rajon të Mitrovicës dhe pastaj kanë vazhduar trajtimin e mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Pas trajtimit nga ana jonë, në pjesën e analizave dhe diagnostikës, dy prej tyre kishin trupa të huaj si pasojë e mjeteve shpërthyese, njëri në kokë ndërsa tjetri pjesën e bërrylit. Pas trajtimeve të mëtutjeshme dhe ekzaminimeve të mëtutjeshme nga ana jonë, janë liruar për në shtëpi të katërtit në gjendje stabile”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika