Home LAJME Katër ditë pa energji elektrike një pjesë të lagjes “Jeta e Re” në Prizren

Katër ditë pa energji elektrike një pjesë të lagjes “Jeta e Re” në Prizren

0
Katër ditë pa energji elektrike një pjesë të lagjes “Jeta e Re” në Prizren

Një pjesë e lagjes “Jeta e Re” në Prizren po përballet prej katër ditësh me mungesë të energjisë elektrike, duke shkaktuar shqetësim të madh te banorët.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Bashkësisë Lokale “Jeta e Re”, Shkëmbin Bytyçi, i cili ka theksuar se kjo situatë është ndër më të rëndat që ka ndodhur ndonjëherë në këtë zonë.

Sipas tij, sot bëhen katër ditë që një pjesë e lagjes ka mbetur pa furnizim me energji elektrike, gjë që po vështirëson ndjeshëm jetën e përditshme të banorëve. Bytyçi ka njoftuar se ka zhvilluar bisedë edhe me menaxherin e Rajonit të Prizrenit, të cilit ia ka shprehur hapur shqetësimin e qytetarëve dhe ka kërkuar ndërhyrje urgjente për zgjidhjen e problemit.

“Kjo gjendje është shumë e rëndë dhe e papranueshme, pasi tashmë janë bërë katër ditë pa rrymë”, ka deklaruar Bytyçi, duke apeluar për veprim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse.

 

Banorët e lagjes shprehen të shqetësuar dhe kërkojnë që problemi të zgjidhet sa më shpejt, në mënyrë që të rikthehet normaliteti në furnizimin me energji elektrike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here