Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, thotë se deri më tani janë mbledhur rreth tre mijë nënshkrime nga gjithsejt 10 mijë sa janë të nevojshme për peticionin për faljen e gjobave të pandemisë, shkruan Gazeta Blic.Në një shkrim të tij në Facebook, Molliqaj tregon se gjatë ditës së nesërme ata do të jenë në Prizren, për të mbledhur nënshkrime tjera për peticionin që kërkon faljen e gjobave ndaj qytetarëve të dënuar për shkak të mosrespektimit të masave anti-covid.Shkrimi i plotë i Molliqajt:
Kaq nënshkrime mblodhi PSD në peticionin për faljen e gjobave të pandemisë!

Nesër në PrizrenDeri tani kemi mbledhur rreth 3000 nënshkrime nga 10.000 që na duhen për të dërguar nismën ligjore për faljen e gjobave të pandemisë në Kuvendin e Kosovës.Nga nesër fillojmë vizitat në çdo Komunë të Kosovës. Po fillojmë me Prizrenin nga ora 11:00 deri në ora 17:00 afër Shadërvanit të qytetit.
Shihemi nesër!
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

