Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë të dyshuar për kontrabandim më emigrantë.
Përmes një komunikate për medie është bërë e ditur se njësitet policore kufitare gjatë vëzhgimit të terrenit në Vërmicë kanë vërejtur lëvizje të dyshimta.
“Aty kanë ardhur gjashtë vetura TAXI, kurse nga shkurret dhe mali kanë dalë dhe kanë hy në automjete disa emigrantë. Patrullat policore që ishin në vëzhgim menjëherë kanë intervenuar dhe gjashtë automjete janë shoqëruar në Stacionin Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Vërmicë”, thuhet në këtë komunikatë.





