LAJME

Kapen 360 kg mish dhe bombola gazi të padeklaruara në Vërmicë

Kapen 360 kg mish dhe bombola gazi të padeklaruara në Vërmicë
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Tetor 2025, 11:55

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në Vërmicë kanë kapur 360 kg mish dhe bombola gazi të padeklaruara të cilat janë ndaluar në këtë pikë kufitare.

Malli u gjet në një veturë, që iu nënshtrua kontrollit nga doganierët.

“360 kg mish qafe derri (pa kocka) dhe  96 bombola gazi për përdorim shtëpiak (me përmbajtje 190 gram secila). Për mallrat në fjalë, pala nuk ka paraqitur faturë apo dokumentacion përcjellës, dhe si pasojë, ato janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave përkatëse. “

Ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika