PRIZRENI ME RAJON

Kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës malore në fshatin turistik Kabash

Kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës malore në fshatin turistik Kabash
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Shtator 2023, 14:20

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se Kanë filluar punimet për ndërtimin e rrugës malore në fshatin turistik Kabash, projekt i Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit.

Njoftimi i plotë:

Filluan punimet për ndërtimin e rrugës malore në fshatin turistik Kabash, projekt i Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, i cili do ta tërheq vëmendjen e komunitetit vendas dhe vizitorëve të huaj pasi do të lehtësohet qasja në këtë zonë të bukur malore.

Kjo rrugë do të kontribuojë në rritjen e turizmit në Kabash dhe në përmirësimin e jetës së përditshme të banorëve të këtij fshati, ku praktikohen dhe flututimet me “paraglide” 🪂nga sportistët tanë dhe ata ndërkombëtar.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika