LAJME

Kandidatët e LDK-së për deputetë e nisin ditën me kafe në Shatërvan

Kandidatët e LDK-së për deputetë e nisin ditën me kafe në Shatërvan
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Maj 2026, 13:58

Kandidatët për deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, së bashku me kryetarin e degës, Driton Selmanaj, dhe aktivistë, kanë nisur ditën e sotme me kafe në Shatërvan.

Sipas Selmanajt, së bashku me kandidatët për deputetë Pajtesa Aliu-Krasniqi, Fatmir Memaj dhe Shaban Osmanaj, është diskutuar rreth agjendës së fushatës zgjedhore.

“Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, biseduam për agjendën e fushatës, organizimin dhe angazhimin tonë të përbashkët për punën që na pret në degën e LDK-së në Prizren. Me energji, përkushtim dhe bashkëpunim, po vazhdojmë angazhimin tonë për të qenë pranë çdo qytetari dhe çdo familjeje”, ka shkruar Selmanaj.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika