Një incident i rëndë ka ndodhur në rrugën ‘William Walker’ në Prizren, ku fillimisht u dyshua se një shofer i kamionit, nga pakujdesia kishte goditur një biçiklist.
Burimet bëjnë të ditur se dyshohej se pas aksidentit vozitësi i kamionit nuk e ka vërejtur biçiklistin e lënduar, duke vazhduar kështu drejtimin e tij për në qendër të qytetit.
Por pas hetimeve të zhvilluara, ku janë marrë edhe pamjet nga kamerat e sigurisë që monitorojnë atë zonë, është parë se drejtuesi i biçikletës nga vozitja e pakujdesshme është rrëzuar vetë, duke rënë afër kamionit.





