Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se vendosja e sanksione nga SHBA, ndaj shefit të BIA-s serbe, Aleksander Vuliqn është goditja më e rëndë e krimit të organizuar.
“Përfundimisht, sanksionimi i Departamentin amerikan të Thesarit i ka dhënë goditjen më të rëndë, krimit të organizuar, tregtisë me narkotik e armë dhe lidhjeve proruse në kurriz të paqes e stabilitetit në rajon. Rusofilët në nomenklaturën serbe kanë arsye të jenë të brengosur”, ka shkruar Kamberi.





