PRIZRENI ME RAJON

Kalaja e Prizrenit mbyllet për vizitorët për shkak të erërave të forta

Kalaja e Prizrenit mbyllet për vizitorët për shkak të erërave të forta
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Nëntor 2026, 09:47

Kalaja e Prizrenit do të jetë e mbyllur për vizitorët gjatë ditës së sotme, për shkak të erërave me intensitet të lartë, të cilat paraqesin rrezik për sigurinë e tyre.

Përmes një njoftimi, është bërë e ditur se mbyllja e përkohshme e këtij monumenti është ndërmarrë si masë parandaluese, me qëllim të garantimit të sigurisë së vizitorëve.

Në njoftim, vizitorëve u është kërkuar mirëkuptim për këtë vendim, ndërsa është theksuar se siguria e tyre mbetet prioritet.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika