Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Prizrenit, Nderim Kadriaj, u ka bërë thirrje fermerëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe, për shkak të temperaturave të larta dhe rrezikut të shtuar nga shpërthimi i zjarreve.
Përmes një postimi publik, Kadriaj ka apeluar që të pastrohen barishtet e thata dhe materialet e ndezshme përreth stallave, hambarëve dhe objekteve bujqësore, të mbahen të pastra hapësirat përreth pronave, si dhe të shmanget ndezja e mbeturinave dhe çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr në fusha apo kullota.





