Ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, do të paraqitet para Gjykatës Speciales për herë të parë të martën në orën 15:00.
Aktakuza kundër Kadri Veselit u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor 2020 dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.





