Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar, të hënën, se në Serbi tashmë të gjithë e kanë thënë fjalën e tyre për planin Macron – Sholc, që iu është dorëzuar palës kosovare dhe asaj serbe, edhe pse sipas tij, askush nuk e ka parë edhe nuk e di se çfarë shkruan aty.
“Për planin Sholc – Macron të gjithë janë deklaruar se a janë për apo kundër. Askush nuk e ka parë. Unë e kam parë, por marrëveshja është që të mos dalë në publik, së paku edhe për një kohë. Dhe të gjithë e kanë tashmë opinionin e vet, që e kanë bërë publik. Në këso kushte është shumë e vështirë të punoni dicka. Kur e keni të ndarë opinionin për dicka që njerëzit as që e kanë parë, s’kanë lidhje se cfarë shkruan në të, por ju mjafton që të deklarohen” ka thënë Vuçiq në një aktivitet në Beograd ku është shënuar 20 vjetori i themelimit të shërbimit sekret serb.





