Akademik Jusuf Buxhovi i ftuar në emisionin “Aktuale” në TV Prizreni u pyet rreth ndryshimeve të fundit në politikën kosovare. Ai tha se këto ndryshime duhet të jenë të lidhura me kauza, me kauza afatgjate dhe jo të hiqet dorë prej tyre.
“Ndryshimet duhet të jenë të lidhura me kauza, me kauza afatgjate dhe jo ndryshimi të konsiderohet një sprint prej 100 metrash dhe pas 100 metrash të hiqet dorë prej një kauze. Në Kosovë, nëse merret aspekti shoqëror dhe politik, ka 20 vjet që politika ka bërë gabime të mëdha, kemi një politikë të papërgjegjshme, një politikë e cila ka sjellë Kosoven në një gjendje të rëndë, një politikë e cila pothuasje ka rrënu gjitha sferat e vlerave dhe shtyllat kryesore mbi të cilat një shoqëri qëndron, kultura, arsimi, ekonomia dhe shteti i ligjit janë shkatërruar dhe ato duhet të rikthehen”, tha Buxhovi në emisionin “Aktuale” në TV Prizreni.





