Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson sërish ka ngritur një paralele midis presidentit të Rusisë, Vladimir Putin i cili po udhëheq një agresion të tmerrshëm në Ukrainë me gjenocidin e ish-presidentit të Serbisë, Slobodan Millosheviq i cili kreu gjenocid në Kosovë dhe në Bosnje e Hercegovinë.
Ai në një intervistë për median ‘El Pais’ duke folur për situatën në Ukrainë është pyetur edhe rreth analogjisë që ai ka ngritur midis Putinit dhe Millosheviqit, përcjell lajmi.net.
“Ju thatë se Putin është një kriminel lufte. A duhet që Perëndimi të aspirojë të vendosë këtë kriminel lufte përpara një gjykatë ndërkombëtare, si ai i Millosheviqit, apo Nurembergut?”, ishte pyetja drejtuar atij.
Johnson thotë se sjelljet e Putinit dhe ato të Millosheviqit janë të ngjashme duke filluar nga koha që ishin në pushtet, kauzat dhe mënyrat që ata zgjodhën.
Sipas Johnson, edhe Putin po bën një gabim katastrofik njëlloj siç e ka bërë ish-lideri i Serbisë, Slobodan Millosheviqi, duke thënë se Kievi është origjina e fesë, kulturës dhe qytetërimit rus.
“Ajo që unë sigurisht besoj është se ka një analogji të ngushtë midis sjelljes së Putinit dhe viteve të fundit të Slobodan Millosheviqit. Është shumë interesante që të dy liderët kishin qenë në pushtet për një kohë të gjatë, të dy gjithnjë e më autokratikë, që të dy kërkonin të forconin pozicionin e tyre të brendshëm dhe gjetën një kauzë të madhe nacionaliste. Slobodan Millosheviqi identifikoi vendlindjen e nacionalizmit serb, në të vërtetë, kombin serb, në Fushë Kosovë, dhe ai e frymëzoi popullin e tij me këtë ide të keqlindur se ai duhej të shpëtohej dhe të çlirohej. Ekziston një lloj analogjie e ngushtë midis këtij gabimi katastrofik dhe asaj që presidenti i Rusisë ka thënë për Kievin dhe origjinën e fesë, kulturës dhe qytetërimit rus dhe objektivave të tij në Ukrainë.”, tha ai.
Më tutje, Johnson tha se duhet të mblidhen prova për sjelljet e Putinit dhe nëse gjenden fakte, ai duhet të gjykohet në Gjykatën Ndërkombëtare në Holandë.
“Kur bëhet fjalë për Gjykatën Ndërkombëtare, kjo është çështje e tyre. Do të duhej të kishte mbledhje të provave. Nëse ka prova të përdorimit të municioneve të paligjshme, bombave thërmuese, armëve me tytë, kjo duhet të sillet qartësisht në Holandë”, tha ai.
Johnson edhe ditë më parë ka tërhequr një paralele midis liderit të Rusisë, Vladimir Putin