Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka kërkuar nga të gjithë mësimdhënësit që të mos largojnë nga klasa nxënësit që nuk kanë tekste shkollore.
Jasharaj në tryezën e organizuar nga AAK, ku po diskutohet për tekstet shkollore, tha se ka disa zëra që disa mësimdhënës po u bëjnë presion nxënësve lidhur me tekste shkollore.
“Paska ndonjë mësimdhënës që po iu bën presion nxënësve, që nëse nuk kanë tekste shkollore se do t’ largojnë nga ora. Të bëjmë apel, që mësimdhënësit e Kosovës të mos i largojnë nga klasa nxënësit që nuk kanë mjete shkollare. Uroj të mos kemi situata të tilla më”, u shpreh ai.





