Qeveria e Kosovës të martën ka marr vendim për ndarjen e nga 100 eurove për punëtorët e sektorit publik, privat, pensionistë e studentë.
Por, ky vendim nuk po shihet si plotësim i kërkesave të SBASHK-ut.
Kështu ka thënë për Front Online kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.
Jasharaj tha se SBASHK-u ka kërkuar nga qeveria që sektori i arsimit të ndihmohet çdo muaj me nga 100 euro deri jo vetëm një muaj.
“100 eurot e ndara nga Kurti nuk janë aspak të mjaftueshme dhe nuk ka qenë kjo një reflektim për tu plotësuar kërkesat e sindikatave por ka qenë një vendim i tyre. Kërkesa jonë është që të mbështetet tërë sektori i arsimit me ka 100 euro shtesë po jo vetëm për një muaj siç ndodhi dje, por për të gjithë muajt deri sa nuk bëhet Ligji i Pagave, ligj ky i përgatitur edhe me marrëveshje me sindikatat një gjë që nuk po ndodh deri tani të cilat kanë krijuar këtë situatë dhe mund ta dërgojnë tërë sistemin arsimor në grevë”, tha Jasharaj.
Kryetari i SBASHK-ut, ka paralajmëruar përsëri greva të përgjithshme nëse nuk reflekton Qeveria “Kurti” në kërkesat e tyre.
“Kongresi i SBASHK-ut me 2 prill ka sjellë një vendim obligativ për kryetarin, kryesinë dhe organet e tjera që pas protestës së 8 prillit të pritet deri me 20 prill dhe pastaj në konsultim me kryetaret e nivelit komunal dhe të universiteteve të bëhet një agjent e veprimeve sindikale dhe grevave të arsimit, ne do të përcaktojmë mënyrën se si do të veprojmë me grevat se a s do të shkojmë më greva të përshkallëzuar nëse nuk ndikon që Qeveria të reflektojë të shkojmë në grevë të përgjithshme”, u shpreh Jasharaj për Front Online.