Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës së Kosovës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se janë të brengosur lidhur me atë se nuk e dinë ende vlerën e koeficientit të pagës.
Sipas tij ai mund të caktohet “sipas tekeve” të ministrit të Financave, Hekuran Murati.
“Brengë e jona është dhe dyshojmë se është një mashtrim i radhës, kur nuk përcaktohet qartë vlera e koeficientit, ngase mund të kemi koeficiente në dukje tepër të mëdha, të lartë por kur vlera nuk dihet a po bëhet sipas tekes së ministrit Murati, mund të ketë një zhgënjim të ardhshëm”, është shprehur Jasharaj.





