Japonia do të japë falas vaksinën kundër koronavirusit për 126 milionë banorët e vendit, në kuadër të një projektligji, të miratuar sot, në një kohë që arkipelagu po përballet me një rritje të infektimeve me COVID-19.
Projektligji,që specifikon se qeveria do të mbulojë të gjitha kostot e vaksinës, u miratua nga Dhoma e Lartë e Parlamentit, pasi siguroi miratimin e dhomës së ulët të fuqishme.
Japonia tashmë ka porositur paraprakisht vaksinat për 60 milionë persona nga kompania farmaceutike Pfizer dhe 25 milionë vaksina të tjera nga kompania bioteknologjike Moderna. Ajo gjithashtu konfirmoi se do të merrte 120 milionë doza të vaksinës së AstraZeneca.





