Deputeti i Aleancës Ramush Haradinaj ka thënë se vizitat e politikaneve nga Serbia duhet të trajtohet me protokoll dhe të monitorohen në rast se gjatë këtyre vizitave ndodhin shkelje ose cenim i rendit kushtetues.
Haradinaj: Vizitat e politikanëve serbë në Kosovë të trajtohen me protokoll e të monitorohen

Ai në deklarimin e tij në seancën e Kuvendit ka thënë se gjatë këtyre vizitave duhet të zbatohen ligjet e Kosovës.
“Dola në këtë foltore se herën tjetër do të kërkojmë përgjegjësi … Kur vijnë politikanët nëpër tempuj fetar e bëjnë deklaratë përçarëse nxisin urrejtje ju e dini që ajo shkakton pasoja. Unë e kuptoj që është një zinxhir i institucioneve por ju lutem mos lejoni me na u përsërit kjo njëherë tjetër”, është shprehur Haradinaj./KOHA
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Avokati i Popullit ngre shqetësim për ndotjen e ujërave, kërkon veprime urgjente institucionale

Nagavci u bën thirrje bizneseve të mos arsyetojnë çdo shtrenjtim me krizat ndërkombëtare

VV-ja kundër nismës së PDK-së që Ligji për Specialen të votohet pa ndryshime: Mos të gabojmë sërish

