Home LAJME Janë kapur pesë refugjatë që kanë hyrë ilegalisht në Kosovë

Janë kapur pesë refugjatë që kanë hyrë ilegalisht në Kosovë

0
Janë kapur pesë refugjatë që kanë hyrë ilegalisht në Kosovë

Policia e Kosovës ka kapur dje pesë refugjatë që kishin kaluar ilegalisht kufirin në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Të njëjtit u kapën në autostradë në afërsi të pikë-kalimit kufitar në Vërmicë, duke hyrë në një makinë që ishte në pritje të tyre.

Sipas policisë i dyshuari është ndaluar dhe automjeti i tij është ndaluar.

Ndërsa lidhur me pesë refugjatë është njoftuar njësiti i i Migrimit dhe njësiti i Hetimeve Regjionale.

Njoftimi i plotë i policisë:

Autostradë 23.03.2021 – 04:00 Njësia policore e cila ishte në vëzhgim në afërsi të autostradës Ibrahim Rugova –afër PKK Vermice, ka vërejtur (5) persona refugjat të cilët dyshohet se kanë hyrë ilegalisht nga territori i R. së Shqiperisë në R. e Kosoves ,duke hy në një automjet i cili dyshohet se ishte në pritje. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore si dhe është njoftuar prokurori i krimeve të rënda, me vendim të cilit i dyshuari është ndaluar dhe automjeti i tijë është sekuestruar. Lidhur me rastin jan njoftuar njisiti i Migrimit dhe njisiti i Hetimeve Regjionale për procedura të mëtejme hetimore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here